"Muzeu rrëfen", prodhim i Grupit Mediatik të Kinës, sjell së bashku koleksione nga 143 muzetë më të njohura të vendit dhe përmban mendimin e ekspertëve dhe informacion bazë mbi artifaktet.
Dekani i Shkollës së Shkencave Humane në Akademinë Qendrore të Arteve të Pekinit Li Jun vlerëson ambicien e projektit:
"Dokumentari shërben si një kanal përmes të cilit publiku mund të zhytet në botën e artifakteve kulturore dhe t'i çmojë ato. Nga ky dokumentar shikuesit do të jenë në gjendje të ndiejnë emocionin dhe të kuptojnë rëndësinë e objekteve kulturore."
Një version me video të shkurtra i dokumentarit tashmë është publikuar në internet.
Prodhuesit synojnë të botojnë një libër shoqërues.(Zhan Dian/Artan)