Foto nga VCG
Aktualisht ekzistojnë rreth 7 mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi.
Gjatë një interviste për “Anadolu Agency”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryetari i Komisionit Kombëtar të Turqisë (UTMK) të UNESCO-s, prof. dr. Alcal Oğuz, tha se nga 62 ditë ndërkombëtare të shpallura nga UNESCO, pesë kanë të bëjnë me gjuhët.
Oğuz thotë se në kuadër të kësaj dite, organizohen aktivitete për të mbrojtur diversitetin kulturor, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj diversitetit gjuhësor dhe gjuhëve që përballen me rrezikun e zhdukjes.
“Në botë ka rreth 7 mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2500 përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet. Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, tha ai, duke shtuar se rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë. (Irma)