Eneda Tarifa ka publikuar këngën me titull “Për ty”, të cilën e ka sjellë edhe në videoklip. Në tekstin e këngës thuhet: Ti do të vish/ unë e di, do vish patjetër. Po unë dua të vish tani /nëper shi. Pastaj retë do të ikin dhe do dalë dielli. Po unë dua diellin/ të ma sjellësh ti. Kjo këngë është publikuar për Ditën e të Dashuruarve dhe i dedikohet veç dashurisë.
Shpëtim Saraçi ka realizuar miksimin dhe masterizimin, si dhe është producent i këngës.
Teksti është shkruar nga Drita Çomo, me muzikë nga Edmond Rrapi.