Artistët e njohur, Sinan Vllasaliu dhe Sabri Fejzullahu, janë mjaft të dashur për publikun mbarëshqiptar.

Ata për vite me radhë kanë qenë aktiv me materiale të reja muzikore.

Tashmë është bërë e ditur se të dy janë bërë bashkë, për të sjellë një bashkëpunim. Kjo është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, ndërsa Sinani kishte ndarë një fotografi ku lajmërohej kënga e tyre.

Ky lajm është pritur mjaft mirë nga fansat.