Komedia "Hi, Mom" vazhdon të kryesojë në box office kinez, duke rritur epërsinë e saj ditore ndaj filmave të tjerë në ditën e fundit të festës së Festivalit të Pranverës.
Komedia e udhëtimit në kohë "Hi, Mom" arkëtoi rreth 544 milionë juanë (rreth 84.3 milionë dollarë) të mërkurën, ndërsa filmi i dytë me fitime më të larta "Detective Chinatown 3" e mbylli ditën me 229 milionë juanë, sipas të dhënave nga rrjeti i informacionit për të dhënat e filmit në Kinë, citon “Xinhua”.
I treti në listë ishte filmi i zhanrit fantazi-thriller, "A Writer's Odyssey”, i cili gjeneroi të ardhura prej rreth 72 milionë juanë. (Irma)