Foto nga VCG
Viti 2021 ka hyrë mbarë në Kinë, pasi arkëtimet e kinemave deri të martën në mëngjes, treguan shifra deri në 10 miliardë juanë (1.55 miliardë dollarë), ndërsa filmat si "Detective Chinatown 3" dhe "Hi, Mom" tërhoqën miliona shikues në kinema, sipas platformës së të dhënave “Lighthouse”, citon “CGTN”.
Foto nga VCG
Sipas të dhënave, janë shitur mbi 229 milionë bileta kinemaje, përfshirë edhe prenotimet më përpara.
Java festive e Festivalit të Pranverës është një sezon piku për kinematë kineze. Këtë vit u dëshmua një numër në rritje i njerëzve që vërshuan në kinema gjatë Vitit të Ri Kinez. (Elona)