Foto nga Xinhua
Instituti i Muzikës SHBA-Kinë i Konservatorit të Muzikës “Bard College” organizoi koncertin e tij të dytë vjetor të muzikës simfonike për të festuar Vitin e Ri Hënor, njofton “Xinhua”.
Koncerti "Tingulli i Pranverës" paraqiti një performancë të re në “Fisher Center”. Orkestra paraprofesionale e konservatorit dhe programi i masterit "The Orchestra Noë" u bashkuan me të ftuar specialë nga Konservatori Qendror i Muzikës, Orkestra e Dhomës Kineze, Orkestra Kombëtare e Kinës për Artet Performuese dhe Orkestra Kineze e Hong Kongut.
Foto nga Xinhua
Ngjarja, transmetuar drejtpërdrejt, filloi me Simfoninë e Internetit të artistit kinez Tan Dun "Eroica" për të nderuar heronjtë e shumtë në të gjithë botën që po punojnë për të luftuar pandeminë Covid-19. Ajo gjithashtu ofroi pjesë të muzikës simfonike, solo dhe teatrale tradicionale dhe bashkëkohore kineze, duke shfaqur tradita të ndryshme popullore rajonale, si dhe përzierjen e instrumenteve dhe formave muzikore kineze dhe perëndimore.
Foto nga Xinhua
"Viti i Ri Hënor festohet nga njerëzit në të gjithë botën. Ky është Viti i Kaut, i cili simbolizon forcën dhe vendosmërinë", -tha Cai Jindong, drejtori i institutit, duke shtuar se koncerti i këtij viti kishte në program pjesë për t'u dhënë njerëzve ndjenja shprese për të ardhmen. (Fatosi)