Blero publikoi këngën e re me protagoniste në klip bashkëshorten e tij, Afrona Dika. Artisti i njohur shqiptar, Blero, prej disa ditësh ka qenë duke punuar për këtë material të ri muzikor. “Deri dje” mban titullin kënga më e re e tij.

Kujtojmë se projekt i publikuar më herët nga këngëtari Blero mban titullin “Merri sytë e mi”, i cili deri më tani ka mbi një milion klikime në YouTube.