Dyshja në jetë dhe në këngë Venera Lumani dhe Lind Islami duken mjaft të dashuruar me këngën, por edhe me njëri tjetrin. Pasi u njohën në “The Voice”, karrierën e kanë ndërtuar së bashku, duke sjellë shumë projekte. Ata kanë bërë me dije në rrjetet sociale, për ardhjen në jetë të projektit më të ri, vargjet e së cilës janë krijuar me dashuri nga Venera, melodia punuar me kujdes nga të dy, me përkujdesjen e veçantë nga producenti Elgit Doda. Kënga ka ardhur për publikun edhe me videoklip nën kujdesin e PAPADHIMITRI PRODUCTION. Duket se kënga “Me ty” ka patur impakt të menjëhershëm në publik, duke marë plot komente dhe urime të bukura.