Këngëtarja e njohur nga Struga Elita Reçi ka bërë publike pak ditë më parë këngën me titull “E vogla e nënës”, në versionin akustik. Kënga është shoqëruar edhe me videoklip ku shihet Elita rrethuar nga instrumentistët. Këtë herë e shohim shumë ndryshe, të veshur me një fustan rozë, ku këngëtarja duket tejet lozonjare. Vargjet e kësaj kënge janë shkruar nga Armand Trebicka dhe teksti i kushtohet të gjitha vajzave të reja, të cilat u njohën me martesën pa u rritur ende.