Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora, ka publikuar një video të shkurtër të këngës së saj të re për t’i paraprirë materialit të saj më të ri, i cili publikohet për të gjithë fansat e saj. Aty ajo shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare. Rita Ora mban në kokë një shami të kuqe, por ajo nuk është vetëm, bashkë me të janë edhe disa vajza të cila gjithashtu në këtë video shihen krahas Ritës me veshje kombëtare shqiptare. Në postimin e saj në instragram ajo shkruan; “Edhe katër ditë kanë mbetur”.
Video është publikuar edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu Ora në Facebook, ku ka përdorur simbolin e zemrës për të lajmëruar projektin më të ri të artistes Rita Ora. Kënga publikohet më 12 shkurt.