Foto nga VCG
Sipas shifrave, të ardhurat nga parashitja e biletave të kinemave për Festën e Pranverës (Vitin e Ri Kinez) ka arritur mbi 360 milionë juanë, ose rreth 55.6 milionë dollarë.
Shtatë produkte kryesore të ekranit të madh janë planifikuar të shfaqen gjatë pushimeve njëjavore të festës.
Shumica e tyre do të shfaqen në kinema më 12 shkurt, pikërisht në Ditën e Vitit të Ri, sipas kalendarit hënor.
Foto nga VCG
Filmi me parashitjen më të mirë është “Detective Chinatown 3”, i fundit në një seri filmash komikë të mirëpritur.
Gjashtë filmat e tjerë që do të shfaqen gjatë festës, përfshijnë komedinë me temën e udhëtimit në kohë “Përshëndetje, mami”, trillerin fantastik "Odiseja e një shkrimtari" dhe filmin fantastik të animuar "Perënditë e reja: Rilindja e Nezha-s."
Foto nga VCG
Disa kinema kanë njoftuar planet për të ndryshuar oraret e hapjes, për të ofruar shërbime më të mira gjatë pushimeve më të rëndësishme publike në Kinë. (Li Huailiang/ Artan)