Vëllezërit këngëtarë Endri & Stefi Prifti kanë njoftuar se shumë shpejt do të publikojnë materialin më të ri muzikor. Kjo është një këngë e punuar me mjaft dashuri, e cila do të vijë si një dhuratë për të gjithë fansat e tyre, pikërisht në ditën e të dashuruarve, ditën e Shën Valentinit. Por ajo çfarë e bën edhe më të veçantë këtë këngë është se, këtë herë ata nuk do të jenë vetëm, por në bashkëpunim me një mikun e tyre korçar, Brigen Lito, i njohur për publikun me emrin e artit Gena. Xhirimet e videoklipit tashmë kanë nisur dhe ne na mbetet të presim ditën e të dashuruarve për promovimin e kësaj kënge.