Ndërsa festa më e rëndësishme për popullin kinez afrohet, një ekspozitë fotografike mbi Vitin e Ri Kinez, i njohur gjithashtu si Festa e Pranverës, ka nisur në internet me një varg veprimtarish festive të quajtura "Gëzuar Vitin e Ri Kinez" në të gjithë globin, bëri të ditur në një njoftim publik të hënën Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Kinës.
Ekspozita digjitale përmban 65 punime të përzgjedhura nga më shumë se 10 000 të tilla të dërguara në një program global për të mbledhur fotografi me temën e festës, të nisur nga ministria gjatë Festës së Pranverës të vitit të kaluar.
Ekspozita është e ndarë në tre seksione, me tema të tilla si "Bashkimi familjar" dhe "Bota paqësore". Ajo pasqyron aktivitetet dhe zakonet e ndryshme të festës tradicionale, duke shprehur përshëndetje për Vitin e Ri Kinez dhe urimet më të mira për popujt në tërë botën.
Festa e Pranverës, një nga festat më të rëndësishme në Kinë dhe në bashkësitë kineze në mbarë botën, kremton fillimin e një viti të ri në kalendarin hënor kinez dhe këtë vit bie më 12 shkurt.