Foto nga VCG
Një kurs mbi historinë e muzikës kineze filloi për herë të parë në një universitet ukrainas të hënën. Maksym Tymoshenko, president i Akademisë Kombëtare ukrainase të Muzikës “Çajkovski”, universiteti i parë ukrainas që përfshiu një lëndë të tillë në kurrikulën e tij, tha se kursi i ri është një përparim i madh në nivelin kombëtar.
Akademia i kushton vëmendje të veçantë bashkëpunimit me Kinën në të gjitha fushat tha Tymoshenko për “Xinhua”, duke shtuar se ka qenë një proces i qëndrueshëm dhe i frytshëm për të thelluar lidhjet kulturore midis dy vendeve.
Valeriia Zharkova, në krye të Departamentit të Historisë së Muzikës Botërore në akademi, tha se shkëmbimet midis Perëndimit dhe Lindjes përmes kurseve të tilla janë të dobishme për studentët.
"Duke filluar nga ky semestër, një kurs krejtësisht i ri i historisë së muzikës kineze është në dispozicion në akademinë tonë, e cila nuk ka analoge në Ukrainë", -tha Zharkova. Gjithnjë e më shumë studentë kinezë janë regjistruar në akademi në vitet e fundit, vuri në dukje Zharkova.
Li Qing, një pedagog në departament, tha se kursi i ri do t'u prezantojë studentëve fazat kryesore historike në zhvillimin e muzikës kineze dhe shembujt e saj më të mrekullueshëm dhe do t'i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë zhvillimin e kulturës në botën moderne.
Sipas Tymoshenko-s, akademia ka nisur gjithashtu një projekt bashkëpunimi me qytetin Hengshui, në provincën Hebei të Kinës veriore, ku studentët kinezë mësojnë gjuhën ukrainase dhe historinë e muzikës.
"Ne jemi duke planifikuar të vizitojmë Kinën, Pekinin, Hengshui, të bëjmë koncerte si në internet dhe drejtpërdrejt. Ne sapo kemi biseduar me partnerët tanë kinezë dhe kemi në plan të vizitojmë Kinën këtë vit", -shtoi ai. (Elona)