Deri në orën 12 të mesditës së të shtunës, dita e dytë e parashitjes së biletave në Kinën kontinentale për Festën e Pranverës, nëntë filma arritën një vlerë parashitjeje 100 milionë juanë (15.56 milionë dollarë), sipas platformës së biletave "Maoyan".
Midis tyre, "Detective Chinatown 3", i cili ishte planifikuar të shfaqej gjatë Festës së Pranverës të vitit të kaluar, por u shty për shkak të epidemisë së COVID-19, siguroi 74.694 milion juanë. Në vendin e dytë dhe të tretin janë përkatësisht filmi komik kinez "Përshëndetje, mami", me 12.997 milionë juanë, dhe filmi tjetër kinez me aksion "Odiseja e një shkrimtari" me 4.54 milionë juanë.
"Detective Chinatown 3", i regjisorit Chen Sichen, është bërë kështu filmi më i shumëpritur për adhuruesit kinezë të kinematografisë këtë vit. Mbi katër milionë prej tyre thanë se donin të shikonin filmin, i cili do të shfaqet nga 12 shkurti, sipas "Maoyan".
Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Kinë gjatë pushimeve treditore të Vitit të Ri treguan kërkesën e madhe për shikimin e filmave. Vlera e këtyre të ardhurave arriti 1.28 miliardë juanë, duke shënuar rekord gjatë kësaj feste.
Për shkak të epidemisë së COVID-19, të ardhurat nga shitja e biletave gjatë Festës së Pranverës të vitit 2020 arritën vetëm 23.57 milion juanë.