Dua Lipa është rikthyer në një intervistë për Jimmy Kimmel për të diskutuar rreth gjashtë nominimeve “Grammy”. Gjatë bisedës, këngëtarja me origjinë shqiptare edhe njëherë mohoi thashethemet për një shtazëni, duke sqaruar se e gjitha ishte një keqkuptim. Më pas Jimmy Kimmel e pyeti se sa e emocionuar është që do të performojë në “Grammy” dhe nëse është ndopak supersticioze. Dua Lipa pohoi se është deri diku, kjo ndoshta për faktin se është shqiptare. Ajo ndau disa nga supersticionet e saj dhe të familjes. Dua tregoi se familja e saj besoj në supersticione të tilla si: Mos hidh plehrat natën, se nuk është mirë, apo nëse të kruhet dora e majtë do të marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para. Më pas Dua shtoi se që të mos kapë syri i keq për ndonjë ditë të veçantë të jetës tënde, duhet të veshësh të brendshmet mbrapsht, etj.