Artisti i mirënjohur i skenës dhe serenatave korëare ka publikuar pak ditë më parë albumin e ri muzikor të titulluar “Ndryshe”. Kantautori Mihallaq Andrea këtë herë lajmin e ka bërë me dije në Facebook, duke postuar dhe kopertinën e albumit të ri muzikor, ku në faqe të parë shihet fotoja e tij dhe e tekstshkrueses së këngëve, Rita Konda. Si përherë, këngët dhe orkestrimet e tyre i ka realizuar vetë kantautori, Mihallaq Andrea.