Foto nga VCG
Bebe Rexha e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh të mundet. Një dëshirë e tillë e ka kapluar 31-vjeçaren që tani, ndonëse udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie.
Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri, pasi gjithë kjo dreq pandemie të ketë përfunduar”.
Me këtë, artistja shqiptare ka dashur të tregojë se mezi pret që karantina të përfundojë dhe sapo t’i jepet mundësia, do të kthehet në Shqipëri .
Herën e fundit Bebe Rexha ishte në Shqipëri më 2 dhjetor 2019, kur vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shpresojmë që meqënëse e do kaq shumë Shqipërinë, Bebe të realizojë një këngë në gjuhën shqipe në të ardhmen.