Këtë vit të 16-të, në pamundësi të organizimit të mbrëmjes së madhe mbarëkombëtare të ndarjes së çmimeve, shpallja e të nominuarve dhe e fituesve të Çmimeve Kut, u realizua nëpërmjet faqes online të Akademisë Kult, revistës InfoKult, rrjeteve sociale dhe të gjitha mediave të tjera informative. Juria e përbërë prej 184 anëtarësh bëri përzgjedhjen për fituesit e këtij viti.
Secili anëtar i Jurisë së Nderit të Çmimeve “KULT” zgjodhi përmes një formati online të krijuar enkas për këtë eveniment, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia e Covid-19.
Këtë vit pjesë e Çmimeve “KULT” ishin 11 kategori nga të cilat u shpallën dhe fituesit
Fituesit e Çmimeve KULT 2020
1. KËNGA E VITIT: Marsela Çibukaj "Thërrime Dashurie"
2. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT: Ivana Hoxha – Azucena tek opera “Trovatore”
3. BALERINI/A I/E VITIT: Lori Bala dhe Rovena Shqevi – Baleti “Annunciation” nga Angjelin Preljocaj
4. INSTRUMENTISTI I VITIT: Klajdi Sahatçi – Violinë, Mendelson & Brams, Koncert me Orkestrën Simfonike të RTSH
5. AKTORJA E VITIT: Ema Andrea – Ljubov Andrejevna tek “Kopshti i Qershive”
6. AKTORI I VITIT: Indrit Çobani – Belize tek “Engjëjt e Amerikës”
7. REGJIA E VITIT:Arben Kumbaro – “Engjëjt e Amerikës”
8. LIBRI ARTISTIK I VITIT: Tom Kuka – Romani “Ora e Ligë”
9. LIBRI STUDIMOR I VITIT: Artan Fuga – “Shoqëria Piramidale”
10. PËRKTHIMI I VITIT: Mira Meksi – “100 Vjet Vetmi” të Markez
11. ARTISTI PAMOR I VITIT: Gazmend Leka – Pikturë, Ekspozita “Dhoma e Hapave të Humbur”