Në 1 vjetorin e lindjes së djalit të tyre, Duam, artistët e dashur për publikun Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, i kanë kushtuar atij një këngë.
“Sa shumë të dua” mban titullin kënga me tekst nga Alban Skënderaj dhe muzikë nga Elgit Doda në bashkëpunim me Alban Skënderaj.
“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi më shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të duam Duam!”, ka shkruar Mirriam Cani në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto me të birin.
Duam mori dhuratën më të bukur që do të mbetet përjetë.
Ndër të tjera Miriam këndon vargjet; “Ti ende s’e di sa shumë të dua. Ti i jep kuptim ditëve të mia. Ti je dhe më shumë se dashuria. Çdo ditë nuk lodhem ta them sa shumë të dua“.
Edhe fëmijës së parë, vajzës së tyre çifti i artistëve i dedikoi një këngë, me titullin “Dhurata”.