Shqiptarja e njohur me emrin e artit Annella ka lindur në Zvicër dhe jeton në Danimarkë, por flet shumë mirë shqipen. Këngëtarja shqiptare mjaft e njohur në çdo koncert nuk heziton të tregojë prejardhjen e saj.
Në një intervistë për televizionin RTK ajo tregon se si e vogël pëlqente të dëgjonte muzikën e Inva Mulës. Ka nisur të këndojë që në shkollën 9 vjeçare, kur i pëlqente opera dhe dëgjonte sopranon Inva Mula. Prindërit i thanë se nëse do të bëhesh këngëtare duhet të punosh shumë dhe të studiosh gjithashtu. Anella vazhdoi shkollën për muzikë dhe bashkë me talentin u bë një artiste të kompletuar.
Ajo tregon se më 26 janar do të publikojë këngë e saj të re. Lidhur me këtë ajo është shprehur në intervistë se “Muzika ime është stil jazz. Më 26 janar do të publikoj një këngë të re Jazz dhe ndjehem shumë e entuziazmuar. Jazz-in e kam nga shkolla, por muzikën pop e dua shumë. Më pëlqejnë shumë këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora”
Nëna e saj i ka thënë gjithmonë që të mos harrojë origjinën dhe gjuhën shqipe. Dhe Anella ka treguar se nuk i ka harruar kurrë këshillat e saj.