Foto nga VCG
Marka italiane e sendeve të luksit "Prada" përfundoi të martën kontratën e vet me aktoren kineze Zheng Shuang pas një skandali të dyshuar lidhur me fëmijë të lindur nga nëna zëvendësuese.
29-vjeçarja ishte një nga tre zëdhënësit e rinj kinezë të markës për "Prada"-n që nga 11 janari. Por vetëm një javë më vonë, ajo u dyshua për braktisjen e dy fëmijëve të saj të lindur nga nëna zëvendësuese në ShBA.
Kina e ka të ndaluar lindjen nga nëna zëvendësuese.
Si rezultat i polemikave, aksionet e degës së "Prada"-s në Hong-Kong ranë 1.7 për qind të hënën pasdite, por megjithëse u rritën përsëri të nesërmen, "Prada" njoftoi ndërprerjen e kontratës me aktoren në "Weibo", versioni kinez i "Twitter"-it. Kompania gjithashtu ka fshirë postimet individuale të Zheng-ut nga platformat e mediave sociale.
Ngjarja së pari tërhoqi vëmendjen e publikut për shkak të një postimi në "Weibo" të hënën nga ish-partneri i Zheng-ut, Zhang Heng, i cili mohoi pretendimet që e akuzonin atë për mashtrim, shmangie nga pagimi i borxheve etj. Duke shpjeguar qëndrimin e tij në ShBA për më shumë se një vit, ai tha se duhej të kujdesej dhe të mbronte dy fëmijë të pafajshëm.(Artan)