Puna kryesore e ndërtimit të Resortit "Universal Studios" në Pekin ka përfunduar.

Parku tematik planifikohet të hapet në maj.

Resorti ndodhet në disktriktin periferik lindor Tongzhou dhe kryesisht përbëhet nga Parku "Universal Studios", "Universal CityWalk" dhe dy hotele të nivelit të lartë.

Pikat kryesore të parkut përfshijnë "Vendin e Mrekullive të Kungfu Pandës", "Transformers: Metrobase" dhe "Botën magjike të Harry Potter-it". Parku tematik parashikohet të presë mbi 10 milionë turistë në vit pas hapjes.(Zhan Dian/Artan)