Për vite me radhë, Alban Skënderaj ka qenë aktiv për fansat e tij me informacione sa i përket jetës dhe karrierës profesionale. Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell në treg projektin më të ri muzikor me titullin “Jolie”, ku ka punuar me producentin Lorenc Aliaj.
Teksti është shkruar nga vetë artisti, ndërsa për pjesën vizuale ai ka zgjedhur vetëm një fotografi, të cilën e shfaq gjatë këngës.
Që në minutat e parë të publikimit, kënga e tij u prit mirë nga admiruesit e Alban Skënderajt.