Koha e pandemisë për shumë artistë ka qenë një kohë e mirë për të krijuar muzikë. Këngëtarja shqiptare Alida Duka, e cila jeton në Gjermani, vitin që lamë pas e ka pasur shumë produktivitet. Ajo ka sjellë për publikun rreth 10 këngë të reja të shoqëruara me videoklipe. Këngët e saj krysisht janë në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ndërsa ka deklaruar se në janar do të prezantojë një krijim të ri, ajo na ka premtuar se do të jetë javën e ardhshme e ftuar në programin tonë “Muzika Shqip” ku edhe do të promovojë këngën e saj më të re në Radio Ejani, 106 FM. Të mirëpresim Alida!