Opera me kukulla Wenchang ka ekzistuar për më shumë se 600 vjet, dhe është më e vjetër se Qiong, opera simbol në provincën jugore të Kinës Hainan, ku i kanë rrënjët që të dyja.
Opera me kukulla Wenchang, e quajtur sipas qytetit ku është një emër i njohur në çdo familje, u zgjodh si pjesë e grupit të dytë të Listës Kombëtare të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në vitin 2008. Ajo përthith shumë forma të ndryshme operistike dhe rrëfime popullore vendore.
Një trupë e kësaj opereje mund të formohet vetëm me disa veta. Aktorët që luajnë me instrumente quhen "wenpai" dhe ata që luajnë me kukulla quhen "shigong".
Opera është shumë e dashur për banorët e Wenchang-ut dhe interpretohet në festivale, dasma dhe aktivitete të tjera në rrethinat e qytetit dhe më gjerë.(Zhan Dian/Artan)