Me ngjyra të forta, vija të mprehta dhe skena surreale, arti brazilian i rrugës solli një atmosferë ndryshe kulturore për publikun në Shangai këtë dimër. Dy vëllezër brazilianë hapën ekspozitën “You Are My Guest”, në ditën e fundit të vitit 2020, e cila do të zgjasë deri në fund të shkurtit.
“Ishte e vështirë për ta realizuar këtë shfaqje, kur e gjithë bota duhej të ndalet për shkak të pandemisë”, -tha artisti Otavio Pandolfo për “Xinhua”.
Për shkak të Covid-19, të dy artistët nuk mund të paraqisnin personalisht punën e tyre në Shangai, as nuk mund të merrnin pjesë në planifikimin dhe përgatitjet jashtë linje të ekspozitës. Sidoqoftë, ata krijuan një rrjet me anëtarët e stafit nga fondacioni “Fosun” përmes postave elektronike dhe lidhjeve video.
Pas muajsh komunikimi në internet, ata arritën të dërgojnë mbi 200 pjesë arti në Shangai. “Ne përpiqemi të gjejmë mënyrën më të mirë për të ndarë punimet tona me të gjithë vizitorët e ekspozitës”, -tha njëri prej vëllezërve artistë.
E njohur në të gjithë botën, dyshja ka hapur ekspozita në disa vende duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Portugalinë dhe Finlandën. (Irma)