Një film artistik mbi Li Dazhao, një bashkëthemelues i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), do të dalë më 1 korrik, për të festuar 100-vjetorin e themelimit të Partisë, sipas “China Film News”.
I vendosur midis viteve 1912 - 1927, filmi i ardhshëm do ta çojë audiencën në një udhëtim për të rishikuar se si Li u përpoq të ndryshonte Kinën dhe të shpëtonte kombin dhe si revolucionarët, të udhëhequr nga Li, përhapën marksizmin në Kinë dhe përfundimisht krijuan PKK-në në vitin 1921.
Me protagonist aktorin e njohur Zhang Songwen, filmi do të prodhohet nga Guan Hu. Një nga përhapësit më të hershëm të marksizmit në Kinë, Li konsiderohet si një pionier i Lëvizjes Komuniste të Kinës, një revolucionar i shquar proletar, që ka dhënë kontribute të rëndësishme për Partinë Komuniste dhe popullin kinez. (Elona)