Njerëzit në të gjithë Kinën i dhanë të lehtësuar lamtumirën një viti të zotëruar nga pandemia, me festime tradicionale dhe, natyrisht, me maska.
Në qytezën e lashtë Anchang të provincës Zhejiang në Kinën Lindore, vizitorët shijuan mishin pastërma, i cili tradicionalisht përgatitet në prag të vitit të ri. Mishi i prerë varej në shtyllat e bambuve jashtë dyqaneve në këtë qytezë ujore, duke i joshur kalimtarët që ta provonin.
"Shumë zakone dhe gatime tradicionale na kujtojnë shijen e fëmijërisë sonë. Është një ndjenjë e ngrohtë dhe e këndshme. Nuk e gjen dot këtë atmosferë Viti të Ri në qytete të tjera. Më pëlqen shumë," u shpreh Ying Hua, një vizitor nga Shangai.
Në një qytezë tjetër ujor, Minghe të provincës Zhejiang, turistët mund të provonin ëmbëlsira me oriz, që konsiderohen ushqime me fat në kulturën kineze, sepse janë homonime me fjalët me kuptimin "vit më i mbarë". Besohet se ngrënia e tyre në fillim të vitit ndihmon për të ecur përpara në jetë.
Kekët me oriz të Minghe-së gjithashtu simbolizojnë dëshirat për korrje të mbara dhe një vit të ri më të lumtur.
Ndërkohë, në qytezën e lashtë Zhuge të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, vizitorët me veshje tradicionale kineze, ose hanfu, lëshuan në ujë fenerë ku ishin shkruar urime, për të kremtuar mbërritjen e vitit 2021.
"Në vitin 2020, shumë heronj që luftuan në vijën e frontit kundër pandemisë bënë sakrifica të mëdha për ne. Domethënia e parë e vendosjes së fenerëve është mirënjohja. Ne duhet t'i falënderojmë ata për përkushtimin e tyre. Së dyti është lutja. Ne urojmë për një jetë më të mirë në vitin e ri", u shpreh një vizitor. (Artan)