Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Kinë janë radhitur në vendin e parë në botë për herë të parë në histori.
Vlera e përgjithshme është rreth tre miliardë dollarë amerikanë.
Drejtori i Shoqatës së Kritikëve të Filmit të Kinës Rao Shuguang shprehet:
"Në vija të përgjithshme, edhe filmat kinezë, edhe tregu kinez i kinematografisë kanë shfaqur një gjallëri të jashtëzakonshme, me dinamikë të brendshme gjithnjë në rritje. Ndërkohë, publiku është bërë më entuziast për të shkuar në kinema."
Kontrolli efektiv i COVID-19 e ndihmoi tregun kinematografik të vendit të rimëkëmbet dhe ta kalojë tregun e Amerikës së Veriut.
Statistikat tregojnë se të ardhurat nga filmat kinezë zunë 81 për qind të vëllimit të përgjithshëm.
Përveç kësaj, të dhjetë filmat më fitimprurës në vitin 2020 ishin prodhime vendase.(Zhan Dian/Artan)