Stilisti francez Pierre Cardin ka vdekur në moshën 98-vjçare
Pierre Cardin është i famshëm në mbarë botën për stilin e tij avangardë dhe modelet novatore të biznesit.
Stili i tij i Epokës Hapësinore ishte një ndër simbolet e modës të shekullit të 20-të, ndërsa emri i tij është përdorur si markë në produkte të shumta.
Produktet e Pierre Cardin-it u shitën në rreth 100 mijë dyqane në mbarë botën gjatë viteve '70-'80 të shekullit të kaluar.
Ai ishte gjithashtu stilisti i parë perëndimor që zhvilloi një sfilatë mode në pjesën kontinentale të Kinës në vitin 1979. (Fang Xiaoyu/Artan)