Në Muzeun e Artit Botëror në Pekin është çelur një ekspozitë për 500-vjetorin e vdekjes së piktorit italian Raffaello Sanzio da Urbino.
Artisti italian, i njohur më shumë si Rafaeli, ishte një nga figurat kryesore të Rilindjes. Ai vdiq në moshën 37-vjeçare.
Rafaeli krijoi kryevepra të tilla si "Shkolla e Athinës" dhe veprat e tij vazhdojnë të jenë tema diskutimi dhe të admirohen.
Në ekspozitë është përdorur teknologjia krijuese digjitale për të sjellë më afër publikut punimet e artistit.
Artdashësit mund t'i vlerësojnë pikturat e Rafaelit të shfaqura në ekrane, ku mund të klikojnë për t'i parë ato me hollësi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 2 shkurt. (Fang Xiaoyu/Artan)