Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në Shqipëri startoi rrugëtimin e përvitshëm. Në garë për çmimin e madh janë 25 krijime muzikore. Fituesi do të jetë pjesë e Eurovizionit që do të zhvillohet Roterdam.
Ky vit ka pasur një realizim të pazakontë, pasi skena ishte vendosur në një mjedis të hapur dhe pa publik, në Tiranë, shkruan “RTSH”.
Në kuadër të një situate të pazakontë epidemiologjike, ky festival është sa artistik edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq. (Irma)