njerëzit po stërvitin Taijiquan në Kinë
Taijiquan i Kinës dhe ceremonia Wangchuan e deklaruar bashkërisht nga Kina dhe Malajzia, u regjistruan zyrtarisht të enjten në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.
Kina renditet tani e para në botë me 42 trashëgimi kulturore jomateriale në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes në internet të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, të mbajtur nga 14 deri në 19 dhjetor në Kingston, kryeqyteti i Xhamajkës, ku u shqyrtuan 50 trashëgimi kulturore jomateriale të shpallura nga 57 vende.
Taijiquan është një ushtrim fizik tradicional i karakterizuar nga lëvizje rrethore në përputhje me rregullimin e frymëmarrjes dhe kultivimin e një mendjeje të shëndetshme. Ai ka lindur në mesin e shekullit të 17-të në kontenë Wenxian të provincës Henan të Kinës Qendrore dhe është përhapur në më shumë se 150 vende dhe rajone, duke tërhequr mbi 100 milionë praktikues.
ceremonia "Wangchuan" është organizuar në provincën Fuji të Kinës lindore
Ceremonia "Wangchuan" është e rrënjosur në zakonet popullore të adhurimit të Ong Yah-ut, një hyjni që besohet se mbron njerëzit dhe tokat e tyre nga katastrofat detare. Ajo e ka origjinën në rajonin Minnan të Kinës (provinca jugore Fujian) midis shekujve 15 dhe 17, tradita tani përqendrohet në zonat bregdetare të gjirit të Xiamen-it dhe gjirit të Quanzhou-t, si dhe në bashkësitë kineze në Melaka të Malajzisë. Rituali është një shembull i gjallë i përhapjes dhe integrimit të kulturës kineze në vendet përgjatë Rrugës Detare të Mëndafshit. (Artan)