Një forum që përqendrohej në rolin e grave në krijimin e filmave u mbajt në Sanya të provincës Hainan.
Veprimtaria ishte pjesë e Festivalit të 3-të Ndërkombëtar të Fimit të Ishullit Hainan (HIIFF).
Pjesëmarrësit dhanë mendime mbi tema të tilla si potenciali i tregut për filmat e grave dhe mënyrat se si kineastet femra mund të shfrytëzojnë mundësitë, si dhe për të ardhmen e kinemasë së grave.
Panelistët ranë dakord që gratë po luajnë një rol në rritje në industrinë kinematografike të Kinës, të mbështetura nga një numër më i madh nismash dhe projektesh të drejtuara nga gratë dhe të përqendruara tek ato.
Ata gjithashtu thanë se gratë kanë sjellë perspektivat e tyre si në ekranin e madh, ashtu edhe prapa tij. (Fang Xiaoyu)