Një sfilatë mode e organizuar bashkërisht nga stilistë kinezë dhe italianë ka filluar në Qingdao të provincës Shandong si pjesë e festimeve për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë.
Në sfilatën me temën e Rrugës së Mëndafshit, do të paraqiten gjithsej 120 koleksione.
Veshjet nga stilistët kinezë do të mbajnë shenjat dalluese të gjashtë mallrave më të rëndësishme të tregtuara përgjatë Rrugës së lashtë të Mëndafshit, duke përfshirë pëlhura me forma porcelani të asaj periudhe.
Homologët e tyre italianë kanë vendosur të nxjerrin në pah lavditë arkitektonike të Romës së lashtë.
Sekretarja e përgjithshme e Dhomës së Tregtisë Kinë-Itali Giulia Ziggiotti thotë:
"Jam këtu në Kinë prej më shumë se shtatë vjetësh. Kam pasur rastin të takoj stilistë të ndryshëm kinezë dhe mendoj se ata fusin shumë kulturë dhe risi në markat e tyre. Po pres të shoh edhe më shumë."
Stilistët kinezë thonë se kjo veprimtari mode është e rëndësishme si për nga vlera, ashtu edhe për nga simbolika kulturore dhe njerëzore.