Një grup interpretuesish kinezë kanë paraqitur veshjen tradicionale kineze qipao dhe instrumente muzikore tradicionale kineze në Paradën e Fermerëve në Okland të Zelandës së Re.
Tema e paradës së këtij viti ishte "Qipaoja qindravjeçare", me elemente kryesore dragoin madhështor dhe feniksin fatsjellës.
Interpretuesit gjithashtu shfaqën kostume tradicionale kineze nga dinastitë Ming dhe Qing.
Organizatorët thanë që parada e këtij viti u pëlqye shumë nga shikuesit.
Parada e Fermerëve, e cila ka filluar në vitin 1934, është bërë një traditë e përvitshme për familjet dhe fëmijët në të gjithë Zelandën e Re për të festuar Krishtlindjet dhe për të shijuar stinën e verës.