Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Hainan në vitin 2019
Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Hainan (HIIFF), i bashkësponsorizuar nga “China Media Group” (CMG) dhe nga qeveria provinciale kineze e Hainan, pritet të zhvillohet nga 5-12 dhjetor në Sanya. Ambasadorja e këtij viti për HIIFF do të jetë aktorja kineze Zhang Ziyi, shkruan “CGTN”.
Festivali i Filmit pati mijëra interesime nga 114 vende dhe rajone, ku momentet kyçe pritet të jenë për kategorinë e filmit me metrazh të gjatë, dokumentarët dhe filmat me metrazh të shkurtër.
Më shumë se 90% e 189 filmave që do të transmetohen janë prurje të reja. Mes tyre, 97 filma kanë pasur premierën në Kinë, numri më i lartë në historinë e HIIFF.
Përveç projeksionit në kinema, filmat do të shfaqen edhe në disa plazhe të Sanya, mes të cilave edhe Haitang Bay dhe Dadonghai Bay. (Irma)