Shtatë restorante kineze në Itali janë këshilluar si “të denja” në edicionin e ri të Guidës “Michelin”. Edicioni i 21-të i guidës ka vlerësuar tre restorante të rinj italianë me dy yje dhe 26 të tjerë me një yll.
Italia tashmë ka 403 restorante me të paktë një yll “Michelin”, numri më i lartë ndonjëherë në këtë vend, pozicionuar pas Francës dhe Japonisë, shkruan “Xinhua”, citon “Ansa”.
Restorantet kineze në Itali, të cilët edhe pse nuk kanë asnjë yll për cilësinë e ushqimit, të këshilluar në guidën e re, janë; “Ba”, “Bon Wei”, “Dim Sum”, “Gong” dhe “Mu Dimsum”, në Milano; “Green T.” në Romë dhe “Kanton Restaurant” në Capriate San Gervasio, pranë Bergamo-s. (Irma)