Xiamen-i, një qytet bregdetar në provincën Fujian të Kinës Lindore, është bërë përsëri skena qendrore e kinematografisë, pasi aty ka nisur edicioni i 33-të i Çmimeve "Gjeli i Artë".
Ceremonia e hapjes, ku morën pjesë një plejadë aktorësh dhe regjisorësh, të tillë si Jackie Chan, u organizua në parkun "Bailuzhou". Ajo përmbante një numër pjesësh klasike nga muzika e filmave dhe shfaqje dritash.
Edicioni i 33-të i Çmimeve "Gjeli i Artë" përfshin organizimin e veprimtarive me temën e filmit në të gjithë qytetin nën masa të rrepta kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë shkurtimin në vetëm katër ditë nga pesë ditë që zhvillohet zakonisht, si dhe kufizimin e numrit të pjesëmarrësve.