Vazhdimi i filmit me superheronj, “Wonder Woman 1984”, i shumëpritur, por edhe i shumëvonuar, do të shfaqet në platformën e transmetimeve në interent "HBO Max", si edhe në kinema që nga dita e Krishtlindjeve në ShBA, deklaroi të mërkurën "Warner Bros.".
Vendimi për ta shfaqur filmin në platformën e vet kompanisë të vënë në funksionim së fundmi, është njëfarë basti për këtë film që ka kushtuar 200 milionë dollarë, ndërsa "Hollivudi" po përpiqet të përballojë pasojat e COVID-19.
“Ky nuk ishte një vendim i thjeshtë dhe asnjëherë nuk e mendonim se do ta shtynim daljen e filmit për një kohë kaq të gjatë, por COVID-19 tronditi të gjithë botën,” shkroi ylli Gal Gadot në mediat sociale.
Gadot shtoi: “Mund ta shihni filmin në kinema (ata po bëjnë një punë mahnitëse për t'i mbajtur të sigurta), dhe mund ta shihni në HBOMAX në shtëpi. Ju dërgoj dashurinë time. Ju lutem ruajuni dhe mbani maskë.” (Li Huailiang/Artan)