Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore e Kinës i ka dorëzuar 361 relikte kulturore Muzeut të Nankinit, pasi ato u kthyen nga Shtetet e Bashkura vitin e kaluar.
Këto relikte, që i përkasin një periudhë të gjerë të historisë kineze, përfshijnë dalta guri nga epoka e neolitit, si edhe shpata bronzi që datojnë në periudhën e Pranverës dhe Vjeshtës mbi 2 500 vjet më parë.
Ekspertët thonë se reliktet kanë një vlerë të madhe studimore.
Ky është kthimi i tretë dhe më i madh i relikteve në kuadër të një memorandumi ndërqeveritar mirëkuptimi mbi kufizimin e importit të antikave kineze, të nënshkruar nga të dy palët. (Fang Xiaoyu/Artan)