Në qytetin Shenzhen në provincën jugore Guangdong është duke u zhvilluar Panairi i 16-të Ndërkombëtar i Industrisë Kulturore i Kinës.
Veprimtaria pesëditore, e cila zgjat deri të dielën, po mbahet në internet për herë të parë për shkak të COVID-19.
Mbi 3 200 kompani nga 30 vende dhe rajone po paraqitin mbi 21 000 produkte, një rritje prej 40 për qind krahasuar me edicionin e vjetshëm.
Panairi zakonisht zhvillohet në maj, por këtë vit ai u shty në nëntor për shkak të pandemisë.
Në panair po përdoret gjithashtu teknologjia 5G, realiteti virtual dhe inteligjenca artificiale për të lehtësuar tregtinë dhe nënshkrimin e kontratave nëpërmjet internetit. (Artan)