Filmi komik horror "Freaky", një pasqyrim i shtrembëruar i filmit klasik "Freaky Friday", ku një nënë dhe e bija këmbejnë trupat e tyre, kryeson për të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Amerikën e Veriut, me një debutim 3.7 milionë dollarë në fundjavë.
Në film, një vajzë adoleshente e pafajshme zbulon se e ka ndërruar trupin e vet me atë të një vrasësi në seri.
Filmi nuk i përmbushi pritshmëritë, pas rritjes së rasteve të COVID-19 në të gjithë ShBA-në, që ka çuar në mbylljen e kinemave në qytete si San-Diego dhe Sakramento.
Kinematë gjithashtu kanë filluar të mbyllen përsëri në Oregon dhe në pjesë të shtetit të Nju-Jorkut.
"Let It Go" ishte numri dy në fundjavën e dytë të shfaqjes së tij me 1.8 milion dollarë, ndërsa "The War With Grandpa" fitoi 1.3 milion, duke zënë vendin e tretë. (Artan)