Një diamant jashtëzakonisht i rrallë me ngjyrë purpuri në rozë nga Rusia u shit për më shumë se 26 milionë dollarë në shtëpinë e ankandit "Sotheby's".
"Për ju Caroline, për 21 milionë franga zvicerane. Urime. Dhe njoftoj me shumë kënaqësi se ky është rekord për një diamand të purpurt në rozë në ankand. Urime. Faleminderit Caroline, dhe shumë faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen," tha drejtuesi i ankandit.
"Sotheby's" kishte vlerësuar se guri i çmuar në formë ovale, i quajtur "Shpirti i trëndafilit", mund të arrinte deri në 38 milionë dollarë në shitjen e Gjenevës.
Guri, me peshë gati 15 karatë, ështe diamanti më i madh rozë i klasifikuar si me ngjyrë të purpurt në rozë, i nxjerrë ndonjëherë në ankand.(Zhan Dian/Artan Goga)