Në Muzeun Kombëtar të Kinematografisë të Kinës në Pekin janë shfaqur një numër filmash bullgarë, duke përfshirë "Mbreti i belgëve" dhe "Shpëtimi i derrit".
Kritiku i kinematografisë Shi Wenxue thotë se filmat bullgarë janë një aspekt i shquar i sektorit kulturor të Bullgarisë dhe përpiqen të theksojnë identitetin kombëtar të vendit.
Filma italianë dhe hungarezë janë shfaqur gjithashtu në Muzeun Kombëtar të Kinematografisë të Kinës, si pjesë e sezonit të kinematografisë ndërkombëtare. (Zhan Dian/Artan)