Edicioni i 16-të i Festivalit tw Filmit Amerikano-Kinez (CAFF) dhe Festivali TV Amerikano-Kinez (CATF) u mbajtën të dielën “online” për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan “Xinhua”.
E themeluar në vitin 2005 nga “EDI Media Inc.”, ngjarja kulturore synon të promovojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin e industrisë së filmit dhe televizionit mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të rrisë ndikimin dhe nxjerrjen në pah të punëve të shquara të filmit dhe televizionit të Kinës në tregjet ndërkombëtare.
Ngjarja vjetore zakonisht mbahet në nëntor në qytetin e Los Anxhelosit në SHBA, por u detyrua të kalonte në internet këtë vit, për shkak të pandemisë.
Donnie Yen fitoi çmimin “Aktori më i mirë CAFF” për rolit kryesor në filmin “Ip Man 4”.
Sammi Cheng fitoi çmimin “Aktorja më e mirë CAFF” për rolin kryesor në thrillerin “Fatal Visit”. Qin Hao dhe Charmaine Sheh fituan përkatësisht “Aktori më i Mirë CATF” dhe “Aktorja më e mirë CATF”, për serialet televizive “The Bad Kids” dhe “Winter Begonia”.
Filmi aksion shkencor “Tenet” mori çmimin “Filmi më popullor amerikan i vitit në Kinë”. Drejtuar nga Christopher Nolan, ai ka arkëtuar deri tani rreth 456 milionë juanë (rreth 68.97 milionë dollarë) në territorin kinez, për një total global prej 350.8 milionë dollarë. (Fatosi)