Në tregun kinez të kinematografisë filmi me luftë "Sacrifica" mbetet në krye për të ardhurat nga shitja e biletave, duke siguruar të dielën afro 30 milion juanë, ose rreth 4.5 milion dollarë.
Filmi me krim "Kthimi në skelë" u rendit i dyti, duke fituar rreth 13 milion juanë.
Filmi ka në qendër një të ri, i cili përfshihet në një incident që e detyron të largohet nga vendlindja, por ai kthehet vite më vonë në vendin e krimit dhe përpiqet të ndreqë gabimet e tij.
Në vendin e tretë është "Populli im, Atdheu im", i cili grumbulloi 11 milion juanë.
Filmi me superheronj i "Hollivudit" "Hellboy: Rise of the Blood Queen" do të shfaqet sot në kinematë kineze.
Filmi i vitit 2019, me protagonist David Harbour-in dhe Milla Jovovich-in, është i treti në serialin "Hellboy".
Në film Hellboy lufton me krizën e vet ekzistenciale, duke ndaluar edhe pushtimin e botës nga një magjistare e ringjallur. (Artan)