Në Distriktin e Artit 798 të kryeqytetit të Kinës Pekin po zhvillohet një ekspozitë në nderim të shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen.
Ekspozita e titulluar "Liria e dritës së diellit dhe një lule e vogël" ka si qëllim të shërbejë si një muze i ri i përrallëtarit të njohur.
Ajo përbën gjithashtu një nga veprimtaritë me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Danimarkës.
Muzeu i ri do të jetë një udhëtim i veçantë në jetën dhe veprën e Andersenit, dhe do të hapet për publikun në vendlindjen e tij Odensë në verën e vitit të ardhshëm. (Fani/Artan)